
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës organizojnë konferencë për media lidhur me operacionin e realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Konferenca do të mbahet në orën 13:30
Detaje nga aksioni:
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.
Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.
Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.
Ndërsa janë arrestuar pesë persona.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Iskender Sale 43 vjeçar, Faton Sopa 67 vjeçar , Ali Cesuruglou 50 vjeçar, Veton Sopa 36 vjeçar dhe Agron Elezi 55 vjeçar.
Burimi: Insajderi