Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Evropian, Marta Koss në një konferencë për media lidhur me progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian theksoi se Kosova së fundi ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave.
Koss në një paraqitje para gazetarëve tha shkurt se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugëtimit evropian.
“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit evropian, me një nivel të lartë mbështetjeje publike. Kosova së fundi ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave dhe Bashkimit Evropian mirëpret zgjedhjen e presidentes së Kosovës dhe shpreson se stabiliteti institucional i rikthyer do të lejojë Kosovën të avancojë”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Lajmi në përditësim.