Trepça dhe Bashkimi rikthehen në aksion në FIBA Europe Cup

Trepça dhe Bashkimi rikthehen në aksion në FIBA Europe Cup

Written by

in

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, do të rikthehen sonte në aksion në kuadër të FIBA Europe Cup, ku do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në fazën e grupeve.

Të dyja ekipet do të luajnë në udhëtim, me synimin për të marrë rezultate pozitive në arenën evropiane.

Bashkimi do të përballet me skuadrën turke Biotekno Korfez Basket, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:30 në Kocaeli të Turqisë, në kuadër të Grupit F.

Ndërkohë, Trepça do të ketë përballë ekipin gjerman Gladiators Trier. Kjo ndeshje, e vlefshme për Grupin A, nis në orën 20:00 në qytetin e Trierit.

Dy skuadrat kosovare synojnë të paraqiten sa më mirë dhe të vazhdojnë garën me rezultate pozitive në këtë kompeticion evropian. 

Burimi: RTKLive