
Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se i dyshuari është P.G., i lindur në vitin 1980.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndërsa në kuadër të hetimeve është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka konfirmuar për Insajderin se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale kundër integritetit seksual.
Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
“Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka deklaruar Nikçi për Insajderin.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Burimi: Insajderi