Kos: Kosova duhet të ketë institucione të qëndrueshme për të avancuar drejt statusit kandidat në BE

Kos: Kosova duhet të ketë institucione të qëndrueshme për të avancuar drejt statusit kandidat në BE

Written by

in

Kos: Kosova duhet të ketë institucione të qëndrueshme për të avancuar drejt statusit kandidat në BE

Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të fituar statusin e vendit kandidat, por përparimi drejt këtij synimi kushtëzohet me institucione të qëndrueshme dhe rezultate konkrete në zbatimin e reformave.

Kështu deklaroi komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë konferencës për media për Paketën e Zgjerimit 2026, duke theksuar se hapi i ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Kosovës varet nga një vendim i përbashkët i të gjitha shteteve anëtare.

“Ne duam vërtet të punojmë ngushtë me Kosovën për ta ndihmuar të realizojë ambicien e saj për t’u bërë vend kandidat i BE-së”, deklaroi Kos.

Sipas saj, për të nisur përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, nevojitet pajtimi i të 27 shteteve anëtare, të cilat duhet t’i kërkojnë Komisionit Evropian ta ndërmarrë këtë hap.

“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por, për të bindur shtetet anëtare, Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme”, theksoi komisionerja.

Kos nënvizoi se një bilanc më i fuqishëm i reformave do ta forconte argumentimin në favor të avancimit të Kosovës drejt statusit të vendit kandidat.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin për ndryshimet e propozuara lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë të minojnë përparimin e arritur deri më tani.

Komisionerja bëri të ditur se Komisioni Evropian është tashmë në dialog me autoritetet përkatëse lidhur me këto ndryshime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali