Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

Written by

in

Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

Milani po shqyrton mundësinë e një tjetër investimi të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, ndërsa objektivi kryesor është sulmuesi Nicolo Tresoldi. Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, pronari i klubit, Gerry Cardinale, është i gatshëm të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për 22-vjeçarin, i cili po shkëlqen me fanellën e Club Brugge. Tresoldi ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë një asistim në 15 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Sulmuesi, i lindur në Cagliari, nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanin.

“Jam tifoz i Milanit dhe çdo mëngjes ëndërroj të luaj me fanellën kuqezi”, kishte deklaruar ai së fundmi. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Club Brugge kishte refuzuar gjatë verës një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh.