
Talenti i Bayer Leverkusenit, Ibrahim Maza, ka zbuluar një nga ëndrrat e tij më të mëdha në karrierën si futbollist, duke pranuar se do të dëshironte që një ditë të vishte fanellën e Paris Saint-Germainit.
Në një intervistë ekskluzive për RTL dhe Sky Sport, futbollisti algjerian u shpreh se PSG-ja është një prej klubeve më të mëdha në botë, duke e vendosur në të njëjtin nivel me Real Madridin, Barcelonën dhe Arsenalin.
“Sigurisht, do të ishte një ëndërr e madhe të luaja një ditë për një klub kaq të madh. Të gjithë e dimë se sa i madh është Paris Saint-Germaini. Të luash për një klub të tillë është diçka drejt së cilës po punoj jo vetëm unë, por edhe shumë futbollistë të tjerë”, deklaroi Maza.