Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, së bashku me kolegët e korit konsullor në Cyrih, ka vizituar Parlamentin Federal të Zvicrës në Bernë.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me historinë, traditën parlamentare dhe funksionimin e institucioneve federale zvicerane, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të politikës dhe institucioneve të Zvicrës.
Me këtë rast, Berisha shprehu mirënjohjen për Zvicrën dhe popullin e saj, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në periudhat më të vështira të historisë së saj.
Ai theksoi gjithashtu lidhjen e veçantë të diasporës shqiptare me Zvicrën, ku sot jetojnë dhe veprojnë disa gjenerata të mërgatës, të cilat janë integruar në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Ndërkohë, sipas burimeve të portalit HelveticALforum.ch, u tha se Vigan Berisha do të zhvillonte edhe një takim hme presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin./Telegrafi/