Aplikacioni mbikëqyrës: Studentët e mjekësisë kundër skanimit (VIDEO)

Aplikacioni mbikëqyrës: Studentët e mjekësisë kundër skanimit (VIDEO)

Written by

in

Aplikacioni mbikëqyrës: Studentët e mjekësisë kundër skanimit (VIDEO)

Hyrjet e daljet nga ligjërata, tash e tutje bëhen me aplikacion.

Veç këtë mënyrë digjitale, përmes E-Vijueshmërisë, po e kundërshtojnë studentët e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, raporton Klan Kosova.

Sipas mantelbardhëve të ardhshëm, aplikacioni cenon privatësinë ngase kur skanojnë QR kodin, iu kërkohet vendndodhja përmes lokacionit.

Andaj për këtë, po thonë se i janë drejtuar edhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Lëshimi i gjurmuesit, sipas U.D Drejtorit të IT-së në UP, Hajrullah Hajrullahu, bëhet me qëllim që të mos ketë keqpërdorime e të tregohet prezenca në ligjërata.

Andaj, as shkelje ligjore e as cenim të privatësisë, sipas tij, s’ka.

Për dallim nga ata të mjekësisë, ideja e skanimit para se të nisin ligjërata dhe shmangja e listave fizike, po iu pëlqen studentëve në fakultete të tjera.

Deri me 1 nëntor, studentët për prezencë në ligjëratë duhej të shkruanin emrin dhe mbiemrin me dorë në listat që i shpërndaheshin nga profesorët. /Klankosova.tv

Detajet i gjeni në kronikën në vijim: