Vedat Muriqi bën heroin, Fenerbahce me rikthim të çmendur fiton ndaj Liverpoolit

Vedat Muriqi bën heroin, Fenerbahce me rikthim të çmendur fiton ndaj Liverpoolit

Written by

in

Fenerbahce ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse dy herë në disavantazh, skuadra turke arriti ta përmbysë në 3-2 për t’i marrë pikët e plota.

Liverpooli e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi falë Tery Nyoni, që shënoi nga distanca (25’).

Sidoqoftë, katër minuta më vonë Mason Greenwood me supergol nga gjuajtja e lirë barazoi rezultatin (29’).

Liverpooli e riktheu epërsinë përmes Alexander Isak, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Gakpos (69’).

Sidoqoftë, pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e “Reds” përfitoi Archie Brown, i cili realizoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (73’).

Për përmbysjen e madhe u përkujdes ylli i Kosovës Vedat Muriqi, që shënoi me kokë pas harkimit të Brown (79’).

Kësisoj, Liverpooli shijon humbjen e parë dhe qëndron me nëntë pikë ndërsa Fenerbahce i gëzohet fitores së parë për të mbledhur pesë pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore