
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një tjetër në Viti, pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Inspektorati, përmes një njoftimi, ku thuhet se vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas inspektimeve të realizuara në terren.
Sipas njoftimit, në të dy objektet janë konstatuar parregullsi dhe mungesë e kushteve të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Inspektorati ka bërë të ditur se punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Në fund, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali