Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, e enjte seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 12:00.
Në rendin e ditës janë paraparë nëntë pika, përfshirë shqyrtimin e parë të tri projektligjeve dhe raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për raportin vjetor të auditimit të buxhetit për vitin 2025.
Pikat e tjera përfshijnë miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, ndryshimet në përbërjen e komisioneve parlamentare dhe miratimin e fushëveprimit të tyre për Legjislaturën e XI-të.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
5. Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Burimi: Dukagjini
