Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

Written by

in

Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara, të cilat vazhdojnë të jenë në vëmendje të opinionit publik, transmeton Klankosova.tv.

Më 4 nëntor 2020 ishte ndaluar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa një ditë më vonë, më 5 nëntor, në zyrat e EULEX-it u ndaluan edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë.

Kronologjinë e këtyre ngjarjeve e ka rikthyer gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica në emisionin “Ora shtatë”.