​Kuvendi mblidhet sot, në rend dite 3 projektligje dhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm

​Kuvendi mblidhet sot, në rend dite 3 projektligje dhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm

Written by

in

​Kuvendi mblidhet sot, në rend dite 3 projektligje dhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen 3 projektligje dhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2025.

Seanca është paraparë të nisë në orën 12:00, ndërsa në rend dite janë edhe pyetjet parlamentare dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, deputetët do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të këtyre komisioneve për Legjislaturën XI.

Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Burimi: Insajderi