Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet feministë

Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet feministë

Written by

in

Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet feministë

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre duke kërkuar takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnulla Gashi, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Fillimisht, protestuesve u ishte komunikuar nga zyrtarët policorë dhe zyra e kryeprokurorit se në takim do të mund të hynin vetëm pesë përfaqësues të tyre, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, pas kërkesës së aktivisteve, kryeprokurori pranoi të priste shumicën e protestuesve në zyrën e tij.

Më pas, aktivistet u drejtuan për në takim me kryeprokurorin, ku pritet të përcjellin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi dhe trajtim institucional të rastit.

Protesta vjen në kuadër të kërkesës së vazhdueshme të aktivisteve për zbardhjen e rastit dhe mbrojtjen e grave nga dhuna. /EO