Sulmuesi anglez ka vazhduar kontratën me kampionin gjerman deri më 30 qershor 2029, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi bavarez të enjten, më 5 nëntor 2026.
Kane, i cili iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023 nga Tottenham Hotspur, kishte kontratë deri në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re e zgjat qëndrimin e tij në Munih edhe për dy sezone të tjera.
Sulmuesi 33-vjeçar është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës, duke lënë gjurmë me paraqitjet dhe numrin e jashtëzakonshëm të golave që nga transferimi në Bundesligë.
Burimi: RTKLive
