“Ti je veç një fanse e jemja” – përplasje e ashpër mes Anjezës dhe Fuegos përmendet edhe Fero

“Ti je veç një fanse e jemja” – përplasje e ashpër mes Anjezës dhe Fuegos përmendet edhe Fero

Written by

in

“Ti je veç një fanse e jemja” – përplasje e ashpër mes Anjezës dhe Fuegos përmendet edhe Fero

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku protagonistë ishin reperi Fuego dhe gazetarja Anjeza Gubetini.

Përplasja mes dy banorëve ndodhi në dhomën e gjumit, ku Anjeza iu drejtua Fuegos me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe gjithë rrugëtimin e tij.

“Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, dëgjohet t’i thotë ajo reperit, teksa i afrohet gjatë debatit.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Anjeza iu afrua Fuegos, duke bërë që banorja tjetër, Zojë Nushi, të ndërhynte.

Zojë u përpoq ta qetësonte gazetaren dhe ta largonte nga reperi, në mënyrë që përplasja të mos përshkallëzohej më tej.

Burimi: Insajderi