
Granit Xhaka, do të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor.
Vendimi zyrtar u mor nga Federata Zvicerane e Futbollit pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave, ndërsa Xhaka do të vazhdojë ta mbajë edhe shiritin e kapitenit.
Lajmi i rikthimit të tij u mirëprit me entuziazëm nga stafi teknik i udhëhequr nga trajneri Murat Yakin, si dhe nga vetë futbollistët.
Xhaka ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares gjatë muajit shtator pas shpërthimit të një hetimi lidhur me përdorimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit për COVID-19 gjatë periudhës së tij më parë.
Gjatë asaj periudhe, mesfushori zgjodhi të tërhiqej përkohësisht nga angazhimet ndërkombëtare për t’u përballur me procedurat ligjore.
Ndaj tij pati kritika të shumta dhe mesfushori me prejardhje nga Kosova e pranoi publikisht gabimin, duke sqaruar se vendimi kishte ardhur nga pasiguria dhe frika e asaj kohe, por duke pranuar se veprimi i tij ishte i gabuar.
Pas përfundimit të hetimeve dhe vendosjes së masave përkatëse financiare, drejtuesit e futbollit zviceran vlerësuan se Xhaka tregoi maturi dhe bashkëpunim të plotë me autoritetet ligjore. Drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, deklaroi se “gabimet pranohen dhe rikthimi i kapitenit është një vendim i përgjegjshëm dhe i duhur për grupin”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali