Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

Written by

in

Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë, sipas raportimeve të mediave portugeze të cilave u referohet ESPN.

41-vjeçari kishte shkaktuar shumë diskutime pas largimit nga grumbullimi i kombëtares, në prag të ndeshjes kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve.

Vendimi erdhi pas pakënaqësive me trajnerin Jorge Jesus, pasi Ronaldo nuk ishte aktivizuar në fitoren ndaj Norvegjisë dhe ishte informuar se nuk do të ishte titullar në takimin e radhës.

Fillimisht, largimi i tij u interpretua si një vendim përfundimtar për t’u tërhequr nga kombëtarja.

Megjithatë, në një deklaratë të mëvonshme, Ronaldo mohoi se kishte vendosur të pensionohej dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar të luante për Portugalinë.

Në rast se konfirmohet tërheqja përfundimtare, Ronaldo do të largohej si futbollisti me më së shumti paraqitje dhe gola në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj, me 234 ndeshje dhe 146 gola. /Gazeta Express

Burimi: Insajderi