Një imazh humoristik i një maceje, të cilën pronarja e ka përdorur si jastëk, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Shprehja e fytyrës së saj ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pronari shihet duke e përdorur macen si jastëk, ndërsa reagimi i kafshës është ajo që e bën pamjen edhe më argëtuese.
Nga shprehja e fytyrës, macja duket sikur nuk është aspak e kënaqur me situatën dhe sikur ka filluar të mendojë seriozisht për një jetë të re, larg pronarit të saj.
Pamja ka ngjallur reagime humoristike, ndërsa përdoruesit e internetit duket se janë pajtuar se macja ka shumë arsye për të mos qenë e lumtur me këtë trajtim.
Ndonëse bëhet fjalë për një moment të thjeshtë, shprehja e saj e fytyrës e ka kthyer fotografinë në një hit argëtues në internet. /Telegrafi/