Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë përgjigje nga Kurti

Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë përgjigje nga Kurti

Written by

in

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të ceremonisë DokuTech.

Gjatë momentit kur kryeministri po largohej me veturë, njëri nga protestuesit është afruar pranë saj, ndërsa pjesëtarët e sigurimit e kanë kapur për krahu njërin prej protestuesve.

“Kryeministër, dojmë përgjigje”, dëgjohet duke thënë njëra nga protestueset, duke kërkuar përgjigje lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, transmeton EO.

Kryeprokurori Gashi dhe prokurori Qavolli takojnë përfaqësueset e protestuesve për rastin e Arlinda Zekajt

 

Burimi: Dukagjini