Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

Written by

in

Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

Një kamion që transportonte misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Sarandës.

Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel. Rrethanat në të cilat mjeti i rëndë është përmbysur mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon situatën në segmentin ku ka ndodhur aksidenti. Efektivët po punojnë për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks.