
Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi. Braziliani nuk ka kompletuar asnjë driblim në tri ndeshjet e fundit, ndërsa ndaj AEK-ut u zëvendësua në minutën e 82-të.
Në anën tjetër, Yan Diomande po bind gjithnjë e më shumë. Në të njëjtën ndeshje, ai kompletoi katër driblime dhe krijoi më shumë rrezik në sulm.
Kjo situatë mund t’i japë Mourinhos arsye për ta vendosur Diomanden në krahun e majtë të sulmit, madje edhe pas rikthimit të Viniciusit në kampionat. /Klankosova.tv