
Reperi amerikan 50 Cent ka zgjedhur ta urojë në mënyrë ironike Sean “Diddy” Combs-in për ditëlindjen e tij të 57-të, teksa ky i fundit po vuan dënimin në një burg në Pensilvani.
50 Cent ka publikuar në Instagram një fotografi të gjeneruar, ku magnati i muzikës shfaqet me flokë të thinjura dhe mjekër, duke e shoqëruar me një urim që nuk ka kaluar pa ironi.
“Gëzuar ditëlindjen e 57-të Diddy, të uroj shumë të tjera”, shkroi 50 Cent në Instagram.
Dy reperët kanë qenë në konflikt prej vitesh, ndërsa 50 Cent, i cili është producent ekzekutiv i serialit dokumentar të Netflix-it “Sean Combs: The Reckoning”, ka vazhduar ta ironizojë Diddy-n edhe pas dërgimit të tij në burg.
Një reagim të ngjashëm ai kishte bërë edhe vitin e kaluar, kur Diddy mbushi 56 vjeç. Në atë kohë, 50 Cent publikoi një klip të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku Diddy shfaqej duke kërcyer i rrethuar nga të burgosur.
“Të thashë që ishte mirë. Bëra një ankesë, Diddy është mirë! Gëzuar ditëlindjen”!, kishte shkruar ai krahas videos.
Ndryshe nga festimet luksoze me të cilat ishte mësuar, këtë ditëlindje Diddy e kaloi në burgun FCI Allenwood Low në Pensilvani.
Sipas raportimit të “Us Weekly”, dita e tij nisi me një mëngjes që përfshinte bollgur, vezë të fërguara, fruta, bukë integrale me reçel dhe qumësht.
Diddy ishte transferuar në këtë burg në tetor, nga FCI Fort Dix në New Jersey, pasi raportohet se kishte pësuar një lëndim në kokë.
Ai po vuan një dënim prej 50 muajsh burgim, pas shpalljes fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Lirimi i tij është planifikuar për 6 shkurt 2028.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali