OVL-ja: Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale po na masakron të vërtetën

OVL-ja: Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale po na masakron të vërtetën

Written by

in

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tjerash, ka reaguar në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke kritikuar Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare për procesin gjyqësor në Hagë.

“Gjashtë vjet padrejtësi! Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale po na masakron të vërtetën! Evropë, u bënë gjashtë vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Kujtojmë që përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë zhvilluar këtë të enjte një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Gjykatës Speciale dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e rezolutës së Këshillit të Evropës, mbi të cilën është ndërtuar procesi i saj.

Burimi: Dukagjini