CR7 mbyll kapitullin me Portugalinë, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme

CR7 mbyll kapitullin me Portugalinë, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme

Written by

in

Vendimi i yllit portugez vjen pas polemikave të fundit dhe është pritur si një surprizë, duke shënuar fundin e një prej karrierave më të mëdha në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Ronaldo largohet nga përfaqësuesja portugeze me statistika të jashtëzakonshme: 146 gola të realizuar në 234 paraqitje, duke mbajtur rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve.

Ai debutoi për Portugalinë në gusht të vitit 2003, në moshën 18-vjeçare, në një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit, ndërsa gjatë karrierës së tij mori pjesë në gjashtë edicione të Kampionatit Botëror.

Një tjetër rekord i veçantë i tij është fakti se ka shënuar gola në të gjashtë Botërorët ku ka marrë pjesë.

Me Portugalinë, 41-vjeçari ka fituar tri trofe madhorë: Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe dy edicione të Ligës së Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.

Triumfi në Euro 2016 mbetet një prej momenteve më emocionuese të karrierës së tij. Në finalen kundër Francës, Ronaldo u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 22-të për shkak të një lëndimi, mes lotësh dhe zhgënjimi.

Megjithatë, ai vazhdoi ta mbështeste ekipin nga stoli, duke marrë edhe një rol udhëheqës pranë bankinës, teksa Portugalia fitoi 1:0 pas vazhdimeve dhe siguroi trofeun e parë evropian në histori.

Kështu, përfundon rrugëtimi ndërkombëtar i një futbollisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Portugalisë dhe të futbollit botëror.

Burimi: RTKLive