
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka komentuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës dhe jo për një vendim politik.
Cassis ka theksuar se Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe i pranon vendimet e tyre, pa i komentuar ato. Kështu është përgjigjur ai lidhur me vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarata e ministrit zviceran vjen në një kohë kur procesi gjyqësor, i cili zgjati rreth gjashtë vjet, është shoqëruar me kritika dhe shqetësime për mungesën e transparencës, si dhe për pranimin e provave nga Serbia.
“Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime. Sepse është vendim i gjykatës dhe nuk është vendim politik, prandaj Zvicra i pranon këto vendime”, deklaroi shkurt Cassis gjatë një konference të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali