Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Written by

in

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Përfaqësuesja e Izraelit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku fillimisht do të përballet me Kosovën në Prishtinë, ndërsa më pas me Austrinë.

Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka vendosur të ftojë 25 futbollistë për këto dy përballje, në mesin e të cilëve janë edhe dy emra të rinj që marrin ftesën e parë në ekipin A të Izraelit.

Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, si dhe mesfushorin e Hapoel Be’er Shevas, Niv Yehoshua.

Në listën e publikuar të enjten gjenden edhe disa prej emrave më të njohur të futbollit izraelit, si portieri Daniel Peretz, mesfushori sulmues Oscar Gloukh dhe sulmuesit Manor Solomon e Liel Abada.

Izraeli fillimisht do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku më 14 nëntor do të përballet me Kosovën, në një ndeshje të rëndësishme për vazhdimin e garës në Ligën e Kombeve.

Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, përfaqësuesja izraelite do të luajë kundër Austrisë, në Debrecen të Hungarisë.

Lista e plotë e Izraelit:

Portierë: Daniel Peretz, Omri Glazer, Assaf Tzur.

Mbrojtës: Eli Dasa, Guy Mizrahi, Roy Revivo, Anan Khalaili, Ilay Feingold, Noam Steinman, Raz Shlomo, Idan Nachmias, Nikita Stoyanov.

Mesfushorë dhe sulmues: Gabi Kanichowsky, Niv Yehoshua, Yarin Levi, Dor Peretz, Oscar Gloukh, Omri Gandelman, Eitan Azulay, Orian Goren, Liel Abada, Manor Solomon, Dor Turgeman, Idan Toklomati, Yarden Shua.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali