Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih do të mbajë një manifestim përkujtimor në 37-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Sipas njoftimit të konsullatës, manifestimi do të organizohet të dielën, më 8 nëntor 2026, duke filluar nga ora 15:00, në ambientet e këtij institucioni, në adresën Eugen-Huber-Strasse 21A, 8048 Zürich, shkruan Telegrafi.
Aktiviteti do t’i kushtohet jetës, veprës dhe sakrificës së dy heronjve për lirinë e Kosovës, me synimin për të nderuar kujtimin dhe kontributin e tyre.
Po ashtu, përmes këtij manifestimi synohet që te brezat e rinj të përcillen vlerat e atdhedashurisë, qëndresës dhe sakrificës për liri.
Me këtë rast, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të shoqatave shqiptare dhe të gjithë të interesuarve që t’i bashkohen manifestimit, për të nderuar së bashku kujtimin e heronjve të kombit./Telegrafi/