
SPAK ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.
Sipas pretencës së SPAK, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur, dhe Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat.
Kjo çështje është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, në kuadër të së cilës u zbardhën mijëra komunikime të shkëmbyera përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.
Ndërkohë, Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Burimi: Insajderi