LEX | Nga 7 vjet e gjysmë në 10 vjet burg – Apeli ia rrit dënimin Bashkim Gashit për sulmin me thikë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur

LEX | Nga 7 vjet e gjysmë në 10 vjet burg – Apeli ia rrit dënimin Bashkim Gashit për sulmin me thikë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Written by

in

LEX | Nga 7 vjet e gjysmë në 10 vjet burg – Apeli ia rrit dënimin Bashkim Gashit për sulmin me thikë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Gjykata e Apelit ia ka rritur në 10 vjet burgim dënimin Bashkim Gashit, i shpallur fajtor për vrasje të rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes dhe një vajze të mitur në Prizren.

Departamenti për Krime të Rënda i Apelit ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe ka ndryshuar dënimin prej 7 vjetësh e 6 muajsh që kishte shqiptuar gjykata e shkallës së parë.

Sipas njoftimit të Apelit, kolegji gjykues vlerësoi se Gjykata Themelore në Prizren i kishte vërtetuar drejt dhe plotësisht faktet e rastit. Megjithatë, Apeli çmoi se dënimi fillestar ishte tepër i butë në raport me rrezikshmërinë e veprës penale dhe pasojat e saj.

Gazeta Sinjali e kishte zbuluar ekskluzivisht identitetin e Gashit më 17 tetor 2025, ditën kur ndodhi sulmi. Të dyja të dëmtuarat kishin pësuar lëndime të rënda nga goditjet me thikë dhe ishin dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Sinjali raportoi edhe nga seanca e 26 tetorit në Gjykatën e Apelit, ku Gashi i kërkoi falje bashkëshortes.

Në dënimin prej 10 vjetësh do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Apeli bëri të ditur se aktgjykimi i plotë nuk publikohet, pasi rasti lidhet me një vepër penale të kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali