Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

Written by

in

Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit si alternativë ndaj Julian Alvarez.

Sipas “TEAMtalk”, katalunasit po e konsiderojnë seriozisht sulmuesin e Manchester Cityt, në rast se vendosin të ndryshojnë planet për repartin ofensiv.

Një transferim i Haalandit në Camp Nou do t’i jepte fund interesimit të Barcelonës për Julian Alvarezin, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi.

Përfaqësuesit e Alvarezit tashmë janë në dijeni se Haaland është shfaqur si një tjetër opsion për Barcelonën.

Nëse klubi katalunas vendos të ndjekë këtë pistë, gara për nënshkrimin e Haalandit mund të marrë një tjetër dimension, duke pasur parasysh rëndësinë dhe koston e lartë të një transferimi të tillë.

The post Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin appeared first on Insajderi.