Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Written by

in

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, në realizimin e kësaj ideje do të përfshihen edhe të rinj nga kryeqyteti që aktualisht studiojnë në vende të ndryshme të botës.

Përmes këtij programi, synohet që Bogdani Polis të shndërrohet në një hapësirë ku të rinjtë mund të prezantojnë idetë e tyre, të krijojnë përvoja të përbashkëta dhe të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve që bashkojnë komunitetin.

Komuna e Prishtinës thekson se kjo nismë është pjesë e vizionit për krijimin e më shumë hapësirave publike që ofrojnë mundësi për kreativitet, bashkëpunim dhe angazhim të të rinjve në jetën kulturore të kryeqytetit.

Detaje të tjera lidhur me programin dhe aktivitetet që do të organizohen në Bogdani Polis pritet të bëhen të ditura në vijim.

Burimi: RTKLive