
“Nuk është një lamtumirë, por mirupafshim”, më këtë fjali e kujton qe 6 vjet, e me të do që ta mbajnë mend edhe të tjerët.
Në këtë përvjetor të shkuarjes në Hagë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, këshilltari i tij, Ardian Arifaj i solli në kujtesë momentet e fundit të tyre bashkë në Presidencë, e edhe paraqitjen e fundit të tij në konferencë.
Ky ishte në zyrë kur Thaçit nga oficerët operacional iu kumtua konfirmimi i aktakuzës dhe urdhri për arrest e paraqitje në zyrat e EULEX-it, andaj i di mirë reagimet e ish-presidentit në ato momente.
Pastaj, gjithçka tjetër, sipas Arifajt, ishte veç mërzi.
Më zor se bashkëpunëtorët, ky tha se e kanë vet katërshja e dënuar tash me vendim të shkallës së parë, e edhe vet familjarët e tyre. Një nga ta, djali i Jakup Krasniqit, Altini deklaroi të enjten në Kuvend se babai dhe bashkëluftëtarët e tij janë pengje.
Krasniqi për dallim nga treshja ishte zënë në befasi nga Prokuroria, të cilët e patën bastisur në shtëpi, teksa ai kishte pritur aty derisa u vendos transferimi.
Në qendër ndalimi shkoi pas tij edhe Kadri Veseli që deri në orën 12 e 30 i kreu telefonatat e fundit me familjarët. Të katërt qëndruan bashkë dhe kur ora shënoi 15:53 me aeroplan u nisën për në Hagë.