
Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë ishin Nichi dhe Anjeza.
Gjithçka nisi pas një komenti të Nichit lidhur me të dashurin e Anjezës, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të saj.
“A menon që ai ka me t’fol ty kur ti i bon qito gjeste… mos i paqa borxh”, i tha mes tjerash Nichi Anjezës.
Kjo fjali mjaftoi që situata të tensionohej, ndërsa Anjeza ia ktheu përgjigjen.
“Nuk ka çka të intereson, m’njeh ai mu… nuk ki nevojë me përmend dikë që s’është ai këtu”, u shpreh ajo.
Por, Nichi vazhdoi me komentet e tij, duke pretenduar se marrëdhënia mes Anjezës dhe të dashurit të saj mund të jetë dëmtuar.
“Kallxomni qysh doni mu pajtu, se ai u prish me ty, ta garantoj… ai shumë shpresoj që është burrë…”, vazhdoi Nichi.
Debati nuk përfundoi me kaq, pasi diskutimi u përshkallëzua edhe më tej, me ç’rast Anjeza shpërtheu në lot.
Për më shumë: