Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Written by

in

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Të premten parashikoh që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos prapë në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e me shpejtësi prej 13-39 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali