
Policia e Shkupit dje rreth orës 19:00, në fshatin Kuçevishtë, ka ndaluar një automjet të markës “Suzuki”, të drejtuar nga një 37-vjeçar nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru zjarri pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, M.K. është arrestuar në bazë të nenit 104, paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme, shkruan tv21.
Gjatë kontrolleve është konstatuar se personi nuk posedonte as patentë shoferi. Për rastin është njoftuar edhe Policia Pyjore dhe prokurori publik kompetent, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali