Sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Written by

in

Policia e Kosovës do të mbajë sot ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të policëve.

Sipas njoftimit të Policisë, ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se mediat janë të mirëseardhura për ta përcjellë ceremoninë e diplomimit.

Burimi: Dukagjini