Ngjarja, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Diskutimet pritet të fokusohen në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e financave të paligjshme, integritetin financiar dhe krijimin e ekonomive më të qëndrueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Burimi: RTKLive
