Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të përdorë të drejtën e vetos nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë të bashkëpunojnë në Kongres.
“Demokratët dhe republikanët mund të jenë shumë produktivë nëse punojnë së bashku. Por, nëse nuk ndodh kjo, atëherë veprojmë kështu: VETO”, ka deklaruar Trump.
Deklarata e tij vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, duke ndryshuar raportet politike në Uashington.
Me këtë rezultat, administrata Trump do të përballet me një Kongres të kontrolluar nga opozita, çka mund t’ia vështirësojë miratimin e ligjeve dhe zbatimin e agjendës së tij politike.
Megjithatë, presidenti amerikan ka në dispozicion të drejtën e vetos për të bllokuar ligjet e miratuara nga Kongresi, përveç rasteve kur të dyja dhomat arrijnë ta tejkalojnë atë me dy të tretat e votave.
Ndryshe, demokratët kanë siguruar 54 ulëse në Senatin amerikan, përfshirë dy senatorë të pavarur që bashkohen me ta, kundrejt 44 ulëseve të republikanëve.
Ndërkohë, në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë 253 ulëse, ndërsa republikanët 157, duke forcuar kontrollin e tyre në të dyja dhomat e Kongresit. /Telegrafi/