Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

Written by

in

Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të një segmenti të Rrugës B, të shtunën, më 7 nëntor 2026, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë.

Bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.

Megjithatë, sipas njoftimit të Komunës, rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet, pasi shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, Komuna u ka rekomanduar qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, teksa ka kërkuar nga të njëjtit që të dalin dhe të mbështesin garën e çiklizmit në kryeqytet. /Klankosova.tv