Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Written by

in

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.I., nën dyshimin e bazuar se ka kanosur një gazetare.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari A.I. ka kanosur gazetaren D.I., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të saj, raporton Klankosova.tv.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria tha se janë intervistuar e dëmtuara D.I. dhe i dyshuari A.I., me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur pranë gjykatës kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, u tha në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes. /Klankosova.tv