Vazhdojnë punimet për ndërtimin e parkut të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e parkut të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”

Written by

in

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon punimet për ndërtimin e një parku të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”.

Sipas Totajt, në këtë lokacion tashmë është krijuar një hapësirë e pastër dhe e bukur, e cila pas përfundimit të punimeve do të jetë funksionale për pushim dhe rekreacion.

Parku i ri pritet t’u shërbejë jo vetëm banorëve të kësaj pjese të qytetit, por edhe qytetarëve të tjerë që frekuentojnë këtë zonë, duke u ofruar atyre një ambient të përshtatshëm për relaksim dhe kalim të kohës së lirë.

Totaj ka theksuar rëndësinë e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe kujdesit për ambientin urban, duke i cilësuar këto investime si të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/