
“Big Brother VIP Albania 6” vjen së shpejti në ekranin e Top Channel, duke shënuar rikthimin e një prej spektakleve më të ndjekura nga publiku shqiptar.
Reality show pritet të rikthehet me një sezon të ri, i cili synon të mbajë të mbërthyer para ekranit miliona shikues shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një videoje të publikuar në profilin zyrtar të “Big Brother VIP Albania”, ku dëgjohet mesazhi “It’s time”, duke paralajmëruar nisjen e sezonit të gjashtë.
Ndërkohë, prej disa kohësh në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë emra të personazheve të njohur, të cilët dyshohet se mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mbetet të shihet se cilët personazhe do t’i bashkohen këtij edicioni dhe do të jenë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali