Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik për reformat dhe agjendën evropiane

Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik për reformat dhe agjendën evropiane

Written by

in

Gjatë takimit, Haxhiu ka theksuar përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Në fund të takimit, Haxhiu ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

Burimi: RTKLive