Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”

Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”

Written by

in

Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët përfaqësuan vendin në garën “Ushtari më i mirë”, kanë zënë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka pritur në takim pjesëtarët që morën pjesë në garë dhe i ka dekoruar me medalje për rezultatet e arritura.

Sipas njoftimit të FSK-së, dekorimi është bërë në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.

“ Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali