Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Written by

in

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti me motoçikletë me katër rrota (ATV), që ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur i riu, derisa ishte duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet A.H.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit policorë, Sektori Rajonal i Hetimeve dhe ekipi i Forenzikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Burimi: Insajderi