E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

Written by

in

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

Një aksident tragjik ka tronditur fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u rrëzua nga një lartësi derisa po lëvizte me motorin katërrotësh (ATV).

Sinjali ka mësuar se viktima është Argent Hodaj, i cili vdiq pas aksidentit të rëndë që ndodhi të premten, rreth orës 15:00.

Sipas informatave zyrtare, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të njoftimit për aksidentin, ku kanë gjetur të riun të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij ndodhej edhe ATV-ja e dëmtuar.

Dyshohet se 22-vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin me të cilin po lëvizte dhe përfundoi nga lartësia, ndërsa ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, konstatoi vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar hetuesit policorë, njësitë përkatëse dhe ekipi i Forenzikës Rajonale, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminimet përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti tragjik janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali