
Ka nisur Prime i tretë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe këtë mbrëmje pritet të ketë zhvillime interesante, debate të forta dhe surpriza për banorët dhe publikun.
Sipas promos së publikuar, gjatë spektaklit të sontëm do të diskutohen disa nga përplasjet më të komentuara të ditëve të fundit.
Vëmendje e veçantë pritet t’u kushtohet edhe temave që kanë dominuar rrjetet sociale, përfshirë pretendimet për bullizim nga ana e Jonës, çështje kjo që ka nxitur reagime të shumta në publik.
Ndërkohë, në nominim këtë javë janë Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Anjeza, Arlinda, Nichi, Ardiani dhe Shqiponja.
Njëri nga nëntë banorët e nominuar do të largohet sonte nga shtëpia, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në garën për çmimin e madh.
Përveç debateve dhe eliminimit, spektakli pritet të sjellë edhe surpriza të tjera që do ta bëjnë këtë Prime edhe më interesant.
Ndiqeni Big Brother VIP Kosova 5 LIVE për të mos humbur asnjë nga zhvillimet e mbrëmjes: