
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Kushte të ngjashme atmosferike pritet të mbizotërojnë edhe të dielën, më 8 nëntor. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8 deri në 12°C.
Të dielën, era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.
Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet nga mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës pritet mot më i butë, me alternime të vranësirave dhe intervaleve me diel.
Burimi: Insajderi